Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deklaroi se PDK nuk ka kandidat për president.

Ai këto komente i bëri para se të nis mbledhja e Kryesisë së PDK-së e paralajmëruar të nis në ora 14:00.

I pyetur se Justina Pula a është propozim për president nga  PDK-së ai mohoi këtë gjë.

“Jo nuk kemi marrëveshje, nuk e kemi propozuar, sepse nuk kemi arritur fare deri aty. Kemi folur për parime kemi dashur të ketë president uroj të ketë president. Ne kemi kërkuar paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuara nga PDK, një emër i dinjitetshëm qe nuk do të thotë një emër brenda strukturave të PDK  por mund të jetë jashtë strukturave të PDK që i ka atributet dhe kualitetet që duhet ti ketë në president”, tha ai.

Ai i ka quajtur spekulime emrat për kandidat të propozuar nga PDK-ja. Sipas tij, kjo parti nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake.

“Nuk kemi kandidat të të gjitha janë spekulime PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake”, tha ai.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë